Policia nga rajoni i Deçanit, dje në mbrëmje ka pranuar informacion se nё fshatin Isniq ka tё shtёna me armё dhe pas intervenimit të menjëhershëm, policia ka kuptuar se disa persona janё pёrfshirё nё njё pёrleshje ne mes veti dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.
“Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij”, njofton policia.
Nga veprimet hetimore tё Sektorit pёr hetime në Pejё, sipas njoftimit, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar.
“Fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar: F.H. i lindur me 1989. Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


