Një 38-vjeçar është arrestuar në Ferizaj të mërkurën. Ai ishte i kërkuar për shkak se kishte kryer një vepër penale.
Sipas Policisë, Sh. B, ishte i kërkuar për “Lëndim trupor” dhe ishte i dënuar me 13 muaj burgim.
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘Lēndim trupor’ me dënim burgimi prej 13 muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK-ja.