Më datën 6 prill 2024, rreth orës 22:00, policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar G.L. (27).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë me dënim burgimi prej 18 muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


