Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme e ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte duke u kërkuar pasi kishte një dënim me një vit burg për një vepër të kryer më herët.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, e për të cilën i ishte dhënë dënim burgimi prej një (1) viti.
“Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orën 12:00 në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.I (M/K), i moshës 23 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt, thekson se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./KosovaNews/


