Pesë persona janë dërguar në mbajtje në rajonin e Ferizajt të dyshuar për dhunë në familje.
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar në një komunikatë për media se tri raste janë iniciuar në Ferizaj, një rast në Kaçanik dhe një rast në Shtime.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonalë të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon te qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të pesë personat janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


