Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishin hedhur armën e zjarrit nga vetura që ishte në lëvizje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën pas mesnatës dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.
Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që nga vetura në të cilën gjendeshin dhe ishin në lëvizje kanë hedhur një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishekë, të cilat janë konfiskuar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


