Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Prizren pasi në pronat e tyre janë gjetur narkotikë dhe armë.
Përveç narkotikëve, iu gjetën pushkë, pistoleta, sprej, antiplumb e të tjera.
“Gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 7.66 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 9.46 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 26.19 gram substancë narkotike hashash, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një palë dylbi, dy shufra, një sprej, një antiplumb, një karikator, një telefon mobil dhe 346 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar Policia.

