Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, Gëzon Kastrati e Frashër Krasniqi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten.
Ata u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nushi u arrestua teksa mbane një altoparlant në duar. Kastrati e Krasniqi u arrestuan jashtë objektit të Bilbliotekës Kombëtare.
Aktivistët e PSD-së i vendosën librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit.







