Policia e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka realizuar një aksion i cili ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të cilët janë të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët edhe për disa raste të tjera të personave që janë të kërkuar nga Gjykata.
“Gjatë javës që lamë pas, Policia ka arrestuar 22 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Qytetarët mund të raportojnë për rastet kriminale duke telefonuar stacionin e Policisë në Ferizaj, pastaj përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”dhe në numrat zyrtar të Policisë”, ka thënë Veseli.