KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i të dyshuarve për sulmin në veri, Gashi: Mund të dënohen me burgim të përjetshëm
Siguri

Arrestimi i të dyshuarve për sulmin në veri, Gashi: Mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Kosova News
Kosova News 18:43 -25/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati, Tomë Gashi në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për sulmin ndaj policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit ka thënë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm pasi polici, Afrim Bunjaku është vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Mund të dënohen me burgim të përjetshëm sepse polici është vrarë në detyrë zyrtare, të dyshuarit i pret një departament special në Prishtinë, dhe në të ardhmen do të ketë punë sistemi juridik me ta”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se të dyshuarit e kanë situatën më të volitshme se të vrarët pasi do të përballen me sistemin ligjor të Kosovës.

“Sipas termeve, në duhet të them se janë të dyshuar, besoj që shumë shpejt do të akuzohen. Prokuroria nuk ka pse të ngutet me këtë procedurë penale, por pas situatës së krijuar, do të ketë interesim kombëtar për të parë se çfarë ka ndodhur në realitet.  Hetuesia duhet të nxjerrë informata se si ka mundur të vijë situata deri këtu”, ka vijuar ai në RTVD.

Ndryshe,  rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Të vdekur mbetën edhe katër sulmues.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin ndaj policisë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë veprat terroriste.

Policia e konfiskon edhe veturën me vlerë mbi 300 mijë euro e kriminelit serb Milan Radojçiq, brenda gjendet leja e armës së tij (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 25/09/2023 25/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?