KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arbër Pira fiton çmimin ‘Ylli i Javës’
Sport

Arbër Pira fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

Kosova News
Kosova News 13:19 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e pestë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arbër Pira.

 Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Vllaznim Visokës, Selajdin Jerliut dhe Muhamet Sylejmanit.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërt t’i takojë Piras, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së tij. Arbër Pira, ndonëse mbrojtës, shënoi golin e epërsisë për 1:2 për skuadrën e tij dhe asistoi në golin e tretë, i cili vulosi fitoren e FC Malisheva në Klinë me rezultat 1:3. Aktualisht Malisheva ka të arkëtuara 10 pikë dhe ndodhet e dyta në tabelë me një ndeshje më pak.

Pasi mori këtë çmim, Pira u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndeshja me Dukagjinin ka qenë shumë e mirë. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë dhe ne e realizuam saktësisht atë që kishim planifikuar. Motivi ka qenë shumë i lartë dhe besoj se karakteri i shumë lojtarëve ka bërë diferencën në një fushë të rënduar që ne të marrim 3 pikë të merituara. Kam shënuar një gol dhe kam bërë një asist. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë të ndihmoj ekipin. Pretendimet e FC Malisheva janë që të jemi në pjesën e lartë të tabelës dhe nuk kemi pretendime për të dalë kampion. Kemi një ekip shumë të mirë, të përbërë nga lojtarë të rinj shumë të talentuar, mendoj se mund të arrijmë lart me këtë ekip. Është një ndjenjë e mirë të shpallem ‘Ylli i Javës’, një motiv shtesë për xhirot e ardhshme. Falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i javës. Uroj që sa më shumë lojtarë të FC Malisheva të shpallen më të mirët e javës”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Gjithashtu lexoni:

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?