KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu
Lajme

APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu

Kosova News
Kosova News 13:14 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftojnë opinionin publik se, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është pranuar një njoftim me nr. 2026.1018 kategorisë “Alert notification” lidhur me praninë e toksinës cereulide në formulë (qumësht) për foshnje të prodhuar nga kompania Nutricia Cuijk B.V., Holandë.

Njoftimi është shpërndarë nga autoritetet kompetente të Bashkimit Evropian përmes sistemit RASFF për të gjitha vendet në të cilat produkti është distribuuar, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente në Bashkimin Evropian, është konstatuar se disa lote të formulës për foshnje të markës APTAMIL tejkalojnë kufijtë e lejuar të toksinës cereulide për këtë kategori ushqimore. Për këtë arsye është ndërmarrë masa e tërheqjes parandaluese nga tregu për produktet përkatëse.

Në kuadër të kontrollit zyrtar të importit dhe verifikimit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka identifikuar se në tregun e Republikës së Kosovës janë importuar sasi shumë të kufizuara të produkteve të përfshira në këtë njoftim. Produktet janë importuar më datë 19.01.2026 nga një operator ekonomik i autorizuar dhe janë evidentuar përmes dokumentacionit përkatës dhe kontrolleve zyrtare në pikën kufitare.
Produktet e identifikuara janë si në vijim:

APTAMIL 1 – 830 g
Lot: 111488577 – Data e skadimit: 01.09.2026
Lot: 111516238 – Data e skadimit: 17.11.2026
Sasia e identifikuar: rreth 5 paketime (3.94 kg bruto)
APTAMIL 2 – 830 g
Lot: 111463178 – Data e skadimit: 04.07.2026
Lot: 111475576 – Data e skadimit: 30.07.2026
Sasia e identifikuar: rreth 9–10 paketime (7.89 kg bruto)

Menjëherë pas pranimit të njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV ka ndërmarrë kontrolle zyrtare në terren. Inspektimi është realizuar më datë 09.03.2026, me ç’rast është urdhëruar tërheqja nga tregu e produkteve në fjalë. Nga kontrollet e kryera nga inspektorët është konstatuar se produktet nuk ndodhen në shitje në treg, por janë të bllokuara në depo. Produktet aktualisht janë në procedurë të asgjësimit, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore.

Bazuar në verifikimet e kryera deri më tani, nuk është konstatuar që këto produkte të kenë qenë në qarkullim në treg apo të jenë shitur tek konsumatorët. Si rezultat, rreziku për konsumatorët në Republikën e Kosovës konsiderohet shumë i ulët, ndërkohë që autoritetet kompetente vazhdojnë monitorimin e situatës në përputhje me procedurat e sigurisë ushqimore. Deri më tani nuk është pranuar asnjë raportim apo ankesë nga konsumatorët lidhur me këtë produkt.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Gjithashtu lexoni:

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?