KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aplikimi për në BE, kryeministri Kurti tregon për sa vjet mundet Kosova të hyjë në Bashkimin Evropian
Politikë

Aplikimi për në BE, kryeministri Kurti tregon për sa vjet mundet Kosova të hyjë në Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 13:52 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar sot në Pragë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, në një konferencë për media, Kurti ka thënë se është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe demokracinë në Evropë.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë duke dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE. Është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe demokracinë në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se Kosova ndanë të njëjtat vlera me Bashkimin Evropian.

“Letra që sot kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur këtë ditë. Flet për aspiratat tona për t’u bashkuar me BE-në me të cilin ndajmë vlerat e njëjta”, tha Kurti.

Ai shtoi se rruga jonë përpara bazohet mbi meritat tona vetanake.

“Ne e dimë që janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme që nga Finlanda e Suedia që u janë dashur 3 vjet deri te Malta e Qipro që janë dashur 14 vjet. Pra kemi një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguaj këtë kohën mesatare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se Bashkimi Evropian është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë.

Kurti, është pyetur në konferencë për media edhe në lidhje me çështjen e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Siç e dimë, kur kemi nënshkruan Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ishin dakord dhe nuk besoj se pakica e shteteve anëtare të BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, do të jenë kundër që ne t’i bashkohemi familjes evropiane”, tha Kurti.

VIDEO – Kryeministri Kurti dorëzon aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori britanik mbështet të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
14:02 -19/06/2025
KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji
13:55 -19/06/2025
Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë
13:22 -19/06/2025
Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta
13:00 -19/06/2025
Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë
12:35 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?