KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji
Ekonomi

KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji

Kosova News
Kosova News 13:55 -19/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar opinionin, me theks të veçantë konsumatorët komercialë, se është duke u angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe vendimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për të njoftuar dhe lehtësuar konsumatorët në lidhje me lidhjen e kontratave të furnizimit, qoftë si furnizues i mundësisë së fundit, apo për kontrata komerciale.

Sipas të dhënave të pranuara nga KOSTT/AAM, aktualisht janë: 672 konsumatorë komercialë (biznese), me gjithsej 5154 pika matëse, të cilët nuk kanë gjetur furnizues të ri pas ndërprerjes së kontratës nga KESCO (si FSHU).

“Nga data 01.06.2025, të gjithë këta konsumatorë janë duke u furnizuar me energji elektrike nga KEK si FMF, në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili përcakton se furnizimi në këtë formë mund të zgjasë maksimumi 60 ditë, gjatë së cilës konsumatorët duhet të lidhin kontratë me një furnizues të rregullt në tregun e hapur” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Deri më tani, KEK-u konfirmon se janë dërguar mbi 540 kontrata për nënshkrim.

Ndërsa, në total deri më tani janë nënshkruar mbi 360 kontrata me konsumatorë, në disa raste, një numër unik ka më shumë se një kontratë.

“Vlen të theksohet se për shkak të interesimit të shtuar nga bizneset, gjendja është dinamike dhe në ndryshim të vazhdueshëm, andaj KEK është në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorët për t’i informuar dhe asistuar për lidhjen e kontratave në mënyrë të rregullt dhe ligjore” deklaron KEK-u.

Përveç angazhimit në cilësinë e FMF-së, KEK-u është gjithashtu i angazhuar në lidhjen e kontratave komerciale me konsumatorët që zgjedhin të furnizohen drejtpërdrejt në treg të lirë.

Deri më tani, janë 16 kontrata komerciale të finalizuara me konsumatorë të ndryshëm, dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale

Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt, BQK-ja e mirëpret vendimin

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

OEK reagon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

ZRrE: Gjykata refuzoi dy raste për masë ndaj tregut energjetik

Kosova News 19/06/2025 19/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?