KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Anulimi i “Sunny Hill”, Rama hedh fajin te Qeveria Kurti
Kulturë

Anulimi i “Sunny Hill”, Rama hedh fajin te Qeveria Kurti

Kosova News
Kosova News 19:47 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” duke thënë se për këtë fajtor kryesor është Qeveria e Kosovës.

Festivali, i paraparë të mbahej në Prishtinë, do të zhvendoset në Tiranë, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ua ka kthyer përgjigjen definitive organizatorëve për dhënien e tokës në shfrytëzim.

Në reagimin e tij, i pari i kryeqytetit ka thënë se një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, zhvillimin ekonomik dhe imazhin e përgjithshëm.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, “Sunny Hill”, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë. Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën.

Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit.

Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe “Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, në një njoftim zyrtar në ‘Facebook’, organizatorët thonë se data e festivalit nuk ka ndryshuar dhe se ajo do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht./kp/

Gjithashtu lexoni:

DokuFest përballet me uljen e subvencioneve për të dytin vit radhazi: Organizatorët reagojnë me shqetësim

Totaj: Lidhja e Prizrenit frymëzoi pavarësinë, lirinë dhe vetë ekzistencën tonë si popull

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Ministri Çeku i kundërpërgjigjet Abdixhikut: S’ka bllokim të Teatrit Dodona, kemi vepruar sipas ligjit

Edicioni i 21-të i Festivalit “Fluturat” në Prizren, fëmijët argëtojnë publikun me këngë

TAGGED: festivali, humbjet, Rama
Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?