KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Anketa e UNDP-së: Dogana e Kosovës, AKP dhe Gjykatat perceptohen ndër më të korruptuarat
Siguri

Anketa e UNDP-së: Dogana e Kosovës, AKP dhe Gjykatat perceptohen ndër më të korruptuarat

Kosova News
Kosova News 15:31 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mesatarisht, 22.2% e qytetarëve të anketuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë pohuar që korrupsioni është më shumë i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas raportit të UNDP-së, kjo vlerë paraqet rënie prej 1.2 pikë përqindje nga vjeshta e vitit 2021 (23.4%), 2.8 pikë përqindje nga maji 2021 (25%), 5.8 pikë përqindje nga dhjetori 2020 (28%) dhe një rritje për 1.5 pikë përqindje krahasuar me prillin 2020 (20.7%).

Tutje bëhet e ditur se ky rezultat tregon një trend të qëndrueshëm pozitiv në perceptimin për korrupsionin në shkallë të gjerë krahasuar me vitet e mëparshme.

“Sektori i arsimit u perceptua si më pak i korruptuar me 12.1% që besojnë se ka korrupsion në shkallë të gjerë në shkolla dhe universitete, i ndjekur nga institucionet qendrore të Kosovës (13.9%), organizatat ndërkombëtare (14%) dhe Policia e Kosovës (14%)”, thuhet në raport.

Ndërsa, organizatat më të korruptuara perceptohen të jenë Dogana (36.2%), ndjekur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) (32.6%) dhe Gjykatat (27.9%).

Ndryshimet më të mëdha në perceptimet për korrupsionin në shkallë të gjerë janë vërejtur në institucionet e mëposhtme: Policia e Kosovës (14% krahasuar me 20.5% në vjeshtën 2021), institucionet qendrore të Kosovës (13.9% krahasuar me 19.5% në vjeshtën 2021) dhe sektori i arsimit (12.1% krahasuar me 16.8% në vjeshtën 2021).

Ndërkaq, në raport thuhet po ashtu se tetë sektorë dhe organizata u perceptuan të jenë më pak të korruptuar sesa në vjeshtën 2021 dhe shtatë u perceptuan të jenë më të korruptuar se në vjeshtën 2021. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se perceptimi i meshkujve për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në institucionet e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, ishte më i lartë se ai i femrave. 

Gjithashtu lexoni:

Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet

Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin

Pejë: Humb jetën ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike

TAGGED: AKP, Dogana e Kosovës, Gjykatat, korrupsioni, UNDP
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?