KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët serbë në veri e shohin Planin evropian si njohje të Kosovës
Politikë

Analistët serbë në veri e shohin Planin evropian si njohje të Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:37 -04/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në veri, analistë serbë thonë se përmbajtja e Planit evropian për dialogun i garanton Kosovës njohje de fakto nga Serbia. Por, nuk kanë pikëpamje të njëjtë për atë se sa ky dokument përmbush kërkesat e serbëve të Kosovës e edhe të Beogradit zyrtar.

Analistë serbë të veriut thonë se Plani evropian për dialogun nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga Serbia, por nuk kanë pikëpamje të njëjtë për adresimin që ky dokument ua bën kërkesave të serbëve.

Politologu Branislav Kërstiq, tha se ka një perceptim se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar shtetin e Kosovës.

“Në qoftë se e dëgjojmë kabinetin e presidentit të Serbisë z. Vuçiq, Kosova hala nuk është shtet, por ajo është veç një modelitet i tij me të cilin është duke e blerë kohën deri në momentin në të cilin duhet me u bindë shtetasit e vet që me këtë pranim, ai e ka pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ky nuk është vetëm mendimi im, është mendimi i shumicës kur flasim për elitën në Beograd”, tha Kërstiq.

E analistja Milica Andriq Rakiq, tha se pikëpamjet për dokumentin e dakorduar në Bruksel, nuk janë uniforme.

“Qeveria ka thënë se ende asgjë nuk është nënshkruar dhe se çelësi është në aneksin i cili do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Sa i përket opozitës, ata kanë shumë vërejtje për atë dokument dhe kanë mendim të përafërt me atë të Prishtinës se po bëhet fjalë për pranimin faktik të pavarësisë së Kosovës”, tha ajo.

Këta dy analistë nuk kanë pikëpamje të njëjtë për atë se sa Plani evropian përmbush kërkesat e serbëve të Kosovës, e edhe të Serbisë.

“Tash i kemi dy shtete të papërfunduara me këtë marrëveshje midis shtetit të Serbisë edhe shtetit të Kosovës. Më duket se edhe qytetarët e shtetit të Serbisë kanë shumë arsye të jenë të kënaqur, sepse në fund, edhe ata e kanë shtetin e përfunduar, shtetin me të cilin e kanë mundësinë për të aplikuar për anëtarësim në bashkësinë evropiane, në NATO, edhe në të tjerat institucione”, deklaroi Kërstiq.

“Plani evropian ashtu si është tani, do të thotë pa aneksin implementues, shumë pak i adreson kërkesat e serbëve në Kosovë. Supozohet se në aneks do të jetë më e qartë sa i përket çështjes së vetëqeverisjes apo Asociacionit të komunave dhe statusit të kishës. Kështu që, presim ta shohim kur të paraqitet ai aneks”, tha Andriq-Rakiq.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan të hënën për përmbajtjen e Planit evropian për dialogun, por jo edhe për udhërrëfyesin për zbatimin e tij. Ata do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë, për ta diskutuar udhërrëfyesin.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 04/03/2023 04/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?