Mesfushori Sofyane Amrabat ka refuzuar kalimin te Manchester Unitedi për t’u transferuar te Juventusi, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje personale. “Sportmediaset” shkruan të premten se Juventusi është afër arritjes së marrëveshjes edhe me Fiorentinën për shërbimet e mesfushorit maroken.
Juventusi ka ofruar 25 milionë euro për Amrabatin, i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Fiorentinën, ekip që po kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij.
26-vjeçari te Juventusi po shihet si zëvendësim për Denis Zakarian, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Monacos.
Amrabat pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dhe po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Ai me Juventusin pritet të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2029.


