KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Amnistia dhe pasaportat e arta, qeveria e vendosur t’i kalojë – Opozita: Cenojnë integrimin
Rajon

Amnistia dhe pasaportat e arta, qeveria e vendosur t’i kalojë – Opozita: Cenojnë integrimin

Kosova News
Kosova News 23:29 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

BE-ja refuzon, qeveria nuk tërhiqet për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat pasaporta të arta. Sa i përket nismës qeveritare për të formalizuar paratë jashtë sistemit bankar, Brukseli ende po këmbëngul përmes negociatash që pala shqiptare të rishikojë draftin. Unioni kërkon garanci që Shqipëria të mos kthehet në një oazë të pastrimit të parave. Për zv.ministrin e Financave, njëkohësisht edhe një nga anëtarët e grupit negociator, Besart Kadia, si amnistia ashtu edhe marrja e shtetësisë shqiptare në këmbim të investimeve në vendin tonë nuk janë ende në fazën që mund të cenojnë Shqipërinë në procesin negociues me BE-në.

“Edhe vende anëtare shpeshherë marrin iniciativa ligjore që Komisioni Europian mendon se nuk duhet ndërmarrë. Do të kujtoja vendet e Europës lindore. Nuk jemi në kushtet që kemi ndërmarrë një ligj specifik që është miratuar dhe ata kanë thënë se kjo do t’iu kushtëzojë në rrugën e integrimit europian. Për sa kohë nuk ka ndodhur atëherë është pyetje hipotetike e cila do të thosha nuk është fare shqetësuese në procesin ku jemi aktualisht”, thotë Kadia për A2 CNN.

Në ndryshim nga përfaqësuesi i qeverisë, kryetarja Komisionit parlamentar të Integrimit, demokratja Jorida Tabaku si dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, pretendojnë se amnistia fiskale dhe pasaportat e arta mund të kthehen në një pengesë të Shqipërisë në rrugën e e integrimit europian.

“E cenojnë rëndë këtë proces. Cenojnë parimin e barazisë para ligjit, lidhen me pastrimin e parave, por edhe me dy kritere shumë të rëndësishme, që ne e kemi detyrë vazhdimisht, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Tabaku. “T’i vendosësh Shqipërisë një barrikadë të tillë, të cilën Komisioni Europian, por edhe shtete të tjera të rëndësishme partnere kanë thënë “jo”, madje ka dokumente që vërtetojnë pse nuk duhet Shqipëria të ketë këto nisma dhe rrezikun që ato sjellin”, thotë Gjosha.

Nga shoqëria civile organizata Lëvizja Europiane në Shqipëri, e specializuar në çështjet e integrimit, mendon se BE-ja nuk do ta tolerojë Shqipërinë të ecë përpara me pasaportat e arta. Gledis Gjipali sjell eksperiencën e vendeve të tjera të unionit. “Aktualisht, Malta është paditur në Gjykatën Europiane të Drejtësisë pikërisht për shkak të abuzimit me këtë sistem. Edhe Mali i Zi që e ka bërë vitin e kaluar, nuk ka pasur rezultat pozitiv”, thotë Gjipali.

Pavarësisht kritikave të unionit, qeveria shqiptare ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk do të tërhiqet, të paktën nga amnistia fiskale. Kryeministri ka thënë do të bëhet me çdo kusht, ndërsa i ka propozuar BE-ja që të monitorojë të gjithë procesin.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?