KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Amnesty International e quan të paligjshme marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët
Rajon

Amnesty International e quan të paligjshme marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët

Kosova News
Kosova News 10:37 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Amnesty International ka thënë se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për dërgimin e emigrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe në qendrat e ndalimit në Shqipëri është e “jashtëligjshme dhe e pazbatueshme”.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, nënshkruan një marrëveshje sipas të cilës Italia do t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët të cilët i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe, duke filluar nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Por, Elisa De Pieri, hulumtuese rajonale në Amnesty International, tha se njerëzit që shpëtohen nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe për këtë arsyeje nuk mund të dërgohen në një vend tjetër para se kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale të jenë shqyrtuar.

“Ajo është e jashtëligjshme, e pazbatueshme dhe duhet të shfuqizohet”, tha ajo.

Ajo e akuzoi Italinë se përmes kësaj marrëveshjeje po përpiqet ta shmangë ligjin ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian “duke pretenduar se njerëzit e ndaluar do të mbesin nën juridiksionin italian”.

Qeveria shqiptare njoftoi të martën se Italia ia ka ndarë tashmë 16.5 milionë euro si paradhënie për shpenzimet e mbajtjes së emigrantëve në kampe në territorin e saj në bazë të marrëveshjes.

Dy kryeministrat deklaruan se marrëveshja ka tre objektiva “të luftojë trafikimin e paligjshëm, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.”

Por, De Pieri tha se marrëveshja ka të bëjë me “kthimin” e emigrantëve, një praktikë e cila është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilin Italia është dënuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e njeriut në vitin 2012, për kthimin mbrapsht në det të emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikanë.

Ajo paralajmëroi “pasoja të rënda” për njerëzit që kërkojnë azil, duke shtuar se ata mund të mbahen gjatë në qendrat e ndalimit dhe mund të përballet me shkelje larg monitorimit nga autoritetet gjyqësore italiane, shkruan REL.

Kjo marrëveshje shkaktoi reagime të shumta në të dyja shtetet, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës.

Amnesty International i bëri thirrje Qeverisë së Italisë t’i përmbushë detyrimet e veta nga ligji ndërkombëtar për moskthimin e emigrantëve, si dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian të mos i lejojë vendet anëtare ta shkelin të drejtat e azilkërkuesve.

Publikohet marrëveshja e plotë mes Ramës dhe kryeministres së Italisë për migracionin

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 08/11/2023 08/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?