Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se duhet bërë më tepër si shoqëri për t’i përkrahur fëmijët që janë me aftësi të kufizuara.
Kështu ka deklaruar Szunyog në Twitter, ku ka shtuar se, në këtë ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, duhet t’I lidhim duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirës
“Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që ju nevojiten, të gjithë ne duhet të bëjmë më tepër për t’i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, ka thënë ai.
“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pra në këtë ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i lidhim duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët”, ka shtuar Szunyog.