KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane
Politikë

Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane

Kosova News
Kosova News 10:04 -20/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një intervistë për RTK2, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rajner Rudolf, foli për një nga temat më të rëndësishme të kësaj jave – zbatimin e ligjit për të huajt dhe për automjetet, si dhe për kontekstin më të gjerë të dialogut, sigurisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.

Ambasadori gjerman Rajner Rudolf deklaroi se komuniteti ndërkombëtar, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ka qenë aktivisht i angazhuar në përgatitjen e ligjit për të huajt dhe automjetet.
“Çfarë po diskutojmë tani është si të zbatohet ky marrëveshje në të gjithë Kosovën”, tha diplomati gjerman për RTK2.

Ai theksoi veçanërisht se marrëveshja u arrit me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe përfshin garanci të rëndësishme për qytetarët.
“Nuk duhet të ketë ndërprerje të shërbimeve në shëndetësi dhe arsim”.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po bashkëpunon ngushtë me institucionet për të siguruar që ligji të zbatohet në një mënyrë që nuk e pengon jetën e përditshme të qytetarëve.

“Nuk ka dyshim se ligjet e Kosovës duhet të zbatohen në të gjithë territorin. Megjithatë, kjo duhet bërë në mënyrë që të mos pengohet jeta e përditshme e qytetarëve”.

Dialogu si bazë për stabilitet
Duke folur për kontekstin më të gjerë, ambasadori theksoi rëndësinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve nga konfliktet e kaluara. Ai është thelbësor për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Ai shtoi se përparimi në zbatimin e marrëveshjeve lidhet direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Është e rëndësishme që qytetarët të ndjejnë përmirësime në jetën e përditshme”.

Si shembull konkret, ai përmendi bisedat me përfaqësues të komunitetit serb për zbatimin e ligjit për të huajt dhe automjetet:

“Në veri, gjatë bisedave me katër kryetarë komunash dhe ekipet e tyre, folëm për ndikimin që kjo do të ketë tek zgjedhësit e tyre. Më inkurajoi kur thanë se do t’i ftonin qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet për zbatimin e ligjit. Këtë tani po e shohim edhe në praktikë”, tha ambasadori gjerman për RTK2.

Të drejtat e komuniteteve dhe siguria
Ambasadori nënvizoi se kuadri ligjor në Kosovë ofron mbrojtje të fortë për të drejtat e pakicave, por që është kyç mënyra se si ato zbatohen në praktikë.
“Është e rëndësishme që kjo mbrojtje të ndjehet në jetën e përditshme. Të gjithë qytetarët duhet të ndihen të sigurt, pa marrë parasysh përkatësinë etnike”.
Mbështetja gjermane dhe perspektiva evropiane
Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, Rudolf i vlerësoi ato si “të shkëlqyera”, me një qëllim strategjik të qartë.

“Qëllimi ynë është të afrojmë Kosovën me Bashkimin Evropian dhe ta shohim atë në fund si anëtare.”
Ai theksoi se Gjermania mbështet zhvillimin në sektorë të ndryshëm, nga energjetika deri te transporti, si dhe punën e institucioneve, përfshirë policinë dhe sistemin e drejtësisë.

Roli i mediave dhe RTK2 në lidhjen e komuniteteve
Në fund të intervistës, ambasadori theksoi rëndësinë e mediave.

“Mediet publike kanë një rol kyç në informimin e qytetarëve dhe ofrimin e informacionit të besueshëm.”
Duke folur për rolin e RTK dhe kanalit të tij në gjuhën serbe, ai shtoi:

“Kjo është një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishm, jo vetëm të informosh, por edhe të lidhësh komunitetet përmes dialogut.”

Intervista speciale me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë transmetohet sot në program në orën 21:00.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 20/03/2026 20/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?