KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ambasadori De Riu: Duhet moderim, Prishtina bëri mirë me shtyrjen e masave
Politikë

​Ambasadori De Riu: Duhet moderim, Prishtina bëri mirë me shtyrjen e masave

Kosova News
Kosova News 19:56 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Italia mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe shtyn për një moderim të toneve dhe veprimeve nga të dyja palët.

Këtë e ka përsëritur ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, në një prononcim për Agjencinë italiane të lajmeve “Nova” lidhur me tensionet e ndodhura dje mes dy vendeve, për shkak të hyrjes në fuqi, të shtyrë më pas për një muaj, të dy masave të vendosura nga Qeveria e Prishtinës: regjistrimi i targave të makinave dhe dokumenteve të përkohshme për qytetarët e etnisë serbe.

De Riu thekson se Italia e mirëpret “vendimin e Prishtinës për t’u dhënë qytetarëve serbo-kosovarë një periudhë më të gjatë kohore, më vetëdijen se masat në fjalë, siç theksoi edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë plotësisht legjitime sipas marrëveshjeve të mëhershme të Brukselit.”

Po ashtu, ambasadori thotë që autoritetet e Kosovës “të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u komunikuar qartë qytetarëve që banojnë në veri, procedurat e reja për hyrjen dhe daljen e njerëzve dhe automjeteve, duke siguruar një kohë të përshtatshme për zbatimin e tyre”.

Njëherësh thekson që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen me të vërtetë për të siguruar që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre përkatës të sigurohet në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, ku të dyja vendet dëshirojnë të bëhen pjesë.

Në fund, shefi i misionit diplomatik nënvizon nevojën për uljen e tensioneve pasi në Kosovë pikërisht këto ditë arrin mesazhi i paqes përmes Sunny Hill Festival, nga data 4-7 gusht me promovimin e këngëtares Dua Lipa, ku do të merr pjesë edhe këngëtari italian, Mahmood.

“Nisma është bërë edhe me “mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë dhe Ambasadës dhe me mijëra të rinj të ardhur nga Vendet e rajonit të Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës”, përfundoi ambasadori De Riu./kp/

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

TAGGED: Ambasadori, Dialogu
Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?