Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas mesazheve ngushëlluese që kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani dhanë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Ai tha se është shumë mirënjohës ndaj krerëve të shtetit të Kosovës për mesazhet ngushëlluese, por edhe për mesazhet e tjera dashamirëse, raporton KosovaNews.
“Kjo është dëshmi e respektit të thellë nga shumë njerëz këtu në Kosovë për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik dhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, është shprehur Abbott.
I am very grateful to @VjosaOsmaniPRKS and @albinkurti for their kind messages of condolence, as well as for the hundreds of other kind and thoughtful messages we have received.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) September 9, 2022
Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth II vdiq dje pas 70 viteve në fron, e cila udhëhoqi dhe i shërbeu Mbretërisë së Bashkuar.


