Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vlerësuar si shumë të suksesshëm ushtrimin e përbashkët për reagim ndaj krizave, të mbajtur javën e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të Ambasadës, ushtrimi ka dëshmuar një nivel të lartë koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë rreth 800 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Shërbimet e Emergjencës Mjekësore, si dhe njësi të specializuara përfshirë Njësinë e Hetimeve Speciale (SIU), Njësinë e Operacioneve Speciale (SOU), EOD, UAS/Counter-UAS, Forenzikën dhe Marrëdhëniet me Publikun.
Ambasada ka theksuar se ushtrimi është mbështetur edhe nga një sërë partnerësh vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë RSO, MSG, Departamentin e Policisë (PD), INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU.
“Nga përdorimi i qenve policorë dhe dronëve, deri te automjetet taktike dhe ekipet emergjente, ky ushtrim ka nxjerrë në pah bashkëpunimin ndërinstitucional, gatishmërinë operacionale dhe përkushtimin e përbashkët për sigurinë,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Ushtrimi synon forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj situatave të krizës dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave i mbajtur javën e kaluar ishte një sukses i madh, duke reflektuar koordinim të shkëlqyer ndërmjet Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 zyrtarë të Policisë së Kosovës – së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Shërbimet e Emergjencës Mjekësore, si dhe njësi të specializuara përfshirë SIU, SOU, EOD, UAS/Counter-UAS, Forenzikën dhe Marrëdhëniet me Publikun – morën pjesë në këtë ushtrim.
Ushtrimi u mbështet edhe nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga përdorimi i qenve policorë dhe dronëve, deri te automjetet taktike dhe ekipet emergjente, ky aktivitet vuri në pah bashkëpunimin ndërinstitucional, gatishmërinë operacionale dhe përkushtimin e përbashkët për sigurinë


