KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada e Kosovës në Ankara: Asnjë shtetas yni nuk gjendet në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll
Siguri

Ambasada e Kosovës në Ankara: Asnjë shtetas yni nuk gjendet në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll

Kosova News
Kosova News 22:25 -13/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, ka njoftuar se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, “në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ambasada.

“Për ata të cilët aktualisht ndodhen në Stamboll, kërkojmë që të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë. Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha të dielën se të paktën gjatë vetë humbën jetën dhe 81 u plagosën nga një shpërthim në një rrugë të ngarkuar të Stambollit. Presidenti turk tha se shpërthimi dukej të ishte sulm terrorist.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë,” tha zoti Erdogan në një konferencë për shtyp.

Pamje filmike të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë momentin e shpërthimit. Disa orë pas shpërthimit, Nënpresidenti Fuar Oktar dhe Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu vizituan vendin e ngjarjes.

Zoti Oktay tha se numri i të plagosurve kishte arritur në 81 ndërsa përsëriti se 6 të tjerë kishin humbur jetën në shpërthim.

“Ne do ta zgjidhim këtë çështje shumë shpejt”, tha ai për gazetarët.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se e dyshuara për sulmin e së dielës në Stamboll ishte ulur në stol për 40 minuta, kur pas kësaj ndodhi shpërthimi.

Shpërthimi ndodhi të dielën pasdite në rrugën Istiklal afër sheshit Taksim të Stambollit, transmeton Telegrafi.

Bozdag deklaroi se nuk dihet identiteti i gruas së dyshuar për sulmin, por se të dhënat për atë janë duke u ekzaminuar.

“Të gjitha të dhënat janë duke u hetuar për të gjetur autorët dhe të gjitha agjencitë janë në kërkim të tyre”, u shpreh ai.

“Konsiderohet si një akt terrorist. Se për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë, do të përcaktohet nga hulumtimi”, ka deklaruar zyrtari turk.

Sipas tij ekzistojnë dy mundësi për sulmin, “ose çanta ka një mekanizëm dhe ka shpërthyer vetë, ose dikush e ka shpërthyer nga larg”.

Pas shpërthimit në Stamboll, Ambasada e Kosovës del me njoftim për shqiptarët në Turqi

Gjithashtu lexoni:

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare

Tre të lënduar në një vetaksident në Gurrakoc të Istogut

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Përleshja fizike në veri, dy persona shoqërohen për intervistim në Polici

Kosova News 13/11/2022 13/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?