Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetin e Katarit njofton se, për shkak të rritjes së tensioneve në rajon dhe rrezikut të mundshëm për përshkallëzim të situatës, mund të ndodhin ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Shtetin e Katarit:
- Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave
- Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore
- Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake
Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, ju lutem kontakoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Doha


