Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Albin Kurtin për riemërimin si Kryeministër.
Në një postim në Facebook, ambasada thekson se progresi i Kosovës varet nga institucionet e forta dhe të qëndrueshme, të cilat mund të avancojnë reformat dhe të forcojnë perspektivën evropiane të vendit.
“Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të thellojmë partneritetin tonë, duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja,” thuhet në deklaratë.


