Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se është duke vazhduar sekuestimi i pajisjeve të operatorëve ilegalë, të cilët po e degradojnë mjedisin dhe rrjedhën e limenjëve. Sipas tij, gjatë aksionit të fundit, me urdhër të prokurorit, janë sekuestruar një sërë pajisjesh.
”𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐬𝐞𝐤𝐮𝐞𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞𝐬𝐡 𝐭𝐞𝐤 𝐝𝐲 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐢𝐥𝐞𝐠𝐚𝐥ë”, ka thënë ministri Aliu.
Aliu ka treguar se në vazhdën e inspektimeve kundrejt operatorëve ilegalë që po e degradojnë mjedisin, gjatë aksionit të fundit, me urdhër të prokurorit janë sekuestruar një sërë pajisjesh.
“U bëjmë apel të gjithë operatorëve ilegalë që të ndalojnë aktivitetet që e dëmtojnë mjedisin dhe rrjedhën e lumenjëve”, ka përfunduar ministri Aliu në reagimin e tij të shoqwëruar edhe me video.


