KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ali Ahmeti: S’ka rehati në rajon pa u arritur marrëveshja Kosovë – Serbi
Politikë

Ali Ahmeti: S’ka rehati në rajon pa u arritur marrëveshja Kosovë – Serbi

Kosova News
Kosova News 21:23 -19/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pa një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rajoni nuk do të jetë i qetë dhe nuk do të ketë rehati. Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.

“Pa një marrëveshje Kosovë-Serbi, asnjëra nuk mund të përparojë tutje, por njëherësh do të jetë një gur në qafë edhe për rajonin, sepse ky është edhe problem i rajonit. Pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi  nuk mund të kemi një rajon të qetë, nuk mund të kemi rahati. Prandaj, mendoj që duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Ahmeti në ‘RTK Prime’.

Sipas tij pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut komuniteti ndërkombëtar do të jetë shumë më i angazhuar për ta përmbyllur edhe këtë çështje.

Ahmeti ka folur edhe për raportet e tij me lidershipin e Kosovës, për të cilët ka thënë se historikisht ka pasur komunikim me ta pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në qeverisje.

Ahmeti ka thënë se gjatë 20 vjetëve të përvojës së tij politike në Maqedoni asnjëherë nuk është tradhtuar dhe as nuk është zhgënjyer nga marrëveshjet që janë bërë me Bashkimin Evropian dhe me SHBA-të e NATO-n. Prandaj, ai nuk sheh skepticizëm nga BE as tani me rastin e miratimit të propozimit francez.

“Asnjëherë nuk jam tradhtuar dhe as nuk jam zhgënjyer nga marrëveshjet që i kemi bërë me BE-në, dhe  as me SHBA-të e NATO-n, por kjo varet se si bashkëbiseduesit i shohin zhvillimet dhe zgjidhjen e problemeve. Unë nuk kam arsye që të jem mosbesues për këtë çështje”, ka thënë ai.

I pari i BDI-së nuk ka dashur të komentojë për atë se politikanët dhe qytetarët në Kosovë shpesh janë ndjerë të tradhtuar nga BE. “Nuk jam pjesë e procesit në Kosovë. Nuk di si zhvillohen proceset. Mund të flasë vetëm për proceset e Maqedonisë së Veriut, sepse këtu jam pjesë e procesit. Asnjëherë nuk jam vendosur me shpatulla për muri: ‘o bëje këtë ose s’ka lëvizje përpara’, por edhe Brukseli edhe Uashingtoni e edhe NATO përherë më kanë sugjeruar se këto janë standardet tona, këto janë përcaktimet e tona ju zgjidhni e merrni”, është shprehur Ahmeti.

Gjithashtu lexoni:

OEK refuzon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbështet Paris Gurin pas përplasjes me deputetët e LVV-së

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, falënderon nga zemra Kryeministrin Kurti për ndarjen e 580 mijë eurove për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Pacolli i përgjigjet Paris Gurit: Kërkoja Devollit 62.6 milionë euro, jo mua 200 mijë të “rrejshme”

TAGGED: Ali Ahmeti
Kosova News 19/07/2022 19/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
15:26 -09/07/2025
Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit
15:23 -09/07/2025
OEK refuzon pasi Gjykata refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
15:20 -09/07/2025
ZRrE: Gjykata refuzoi dy raste për masë ndaj tregut energjetik
15:11 -09/07/2025
Sondazh i ri: Zelensky mbështet nga 67 për qind e ukrainasve – vetëm një burrë ka më shumë mbështetje
15:11 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?