Albion Rrahmani ka shënuar një gol “të çmendur”.
Kosovari bëri debutimin e tij me Sparta Prahën, duke shënuar një eurogol në minutën e 83-të.
Sparta Praha veçse ishte duke dominuar me epërsi minimale në ndeshjen ndaj Malmos, e vlefshme për kualifikime në Champions League.
Me golin e Rrahmanit, Praha siguron rrugëtimin tutje, teksa ylli kosovar nis mbarë sezonin në ekipin e tij të ri.


