Aktori i filmave pornografik, spanjolli Angel Munoz Garcia, është prezantuar rrejshëm si student nga Kosova i cili ka fituar gara të mjekësisë në Gjermani.
Lajmi ka qarkulluar gjatë kësaj jave në disa faqe kinse të lajmeve në rrjetin social Facebook. Ai është publikuar në faqet e emërtuara “Lajm press” dhe “Krejt shqiptare”.
“Fatmir Bajraktari nga fshati Muhoc Komuna e Ferizajt, ka fituar vendin e parë në garat e mjeksisë drejtimi kardiologjik të mbajtura në Frankurt- Gjermani, si edhe ka kontribuar në zbulimin e shumë ilaçeve kundër depresionit, por askush nuk e uroi, sepse vjen nga një familje e varfër nga një baba i cili me profesion është bujk. Kush e uron e motivon! Eh moj Kosovë e Shqipëri asnjëherë nuk dite t’i vlerësosh njerëzit e mirë”, shkruhet në postim.
Fotografia që është përdorur në këtë postim dhe që është prezantuar si Fatmir Bajraktari në fakt është e Angel Munoz Garcia, i cili është një aktor spanjoll i filmave pornografik.
Por, një Fatmir Bajraktari në fshatin Muhoc nuk ekziston.
Kësisoj, kontrolluesit e fakteve të licencuar nga kompania Meta, e cila e menaxhon rrjetin social Facebook, e kanë vërtetuar postimin e rrejshëm dhe ka vendosur një nënvizim mbi postimet që e paraqesin atë si informatë të rrejshme.