KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akti kriminal i djegies së shtëpisë ikonike në Mitrovicë – Policia arreston një person, në katin përdheses iu gjetën 36 bidonë me materie ndezëse
Siguri

Akti kriminal i djegies së shtëpisë ikonike në Mitrovicë – Policia arreston një person, në katin përdheses iu gjetën 36 bidonë me materie ndezëse

Kosova News
Kosova News 14:05 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin për veprën penale-mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave  të rrezikshme.

Në fakt arrestimi është bërë lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, pasi gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri.

Bëhet fjalë për djegin e shtëpisë së Koroglut, e cila është monumenti ikonik i Mitrovicës dhe si e tillë restaurohej nga shteti si momument i trashëgimisë kulturore.

Digjet shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit  në katin përdhese të shtëpisë kanë hasur  tridhjetë e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me  shenjën me materie të rrezikshme-ndezëse. Për largimin e këtyre bidonëve janë angazhuar edhe njësi të specializuara për trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e këtyre bidonëve ku përkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit.

“Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e  substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”, thuhet në njoftim.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, e ka quajtur gjest barbar djegien e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë në ditën kur kishin nisur punimet për restaurimin e saj. \

Ai ka paralajmëruar “grupet e interesit” se ajo shtëpi do t’i përket vetëm kulturës.

Monumenti ikonik i Mitrovicës është djegur mbrëmjen e së martës. Mbrohej si monument i trashëgimisë kulturore, por jo vetëm. Dy muajt e fundit, prej gushtit të sivjetmë, kur autoritetet i konfirmuan tentimet për ta rrënuar, shtëpia qytetare e shekullit XIX ishte edhe nën mbikëqyrje të organeve policore, siç ishte thënë asokohe, “brenda çdo një ore”. Por, institucionet dështuan ta mbronin. 

Ministri Çeku për djegien e shtëpisë së Koroglut: Gjest barbar, pres kapjen e kriminelëve dhe ndëshkim të tyre

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

Kosova News 02/11/2023 02/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 19°
80%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
31 °C
Fri
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?