KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku për djegien e shtëpisë së Koroglut: Gjest barbar, pres kapjen e kriminelëve dhe ndëshkim të tyre
Kulturë

Ministri Çeku për djegien e shtëpisë së Koroglut: Gjest barbar, pres kapjen e kriminelëve dhe ndëshkim të tyre

Kosova News
Kosova News 14:17 -01/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, e ka quajtur gjest barbar djegien e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë në ditën kur kishin nisur punimet për restaurimin e saj. Ai ka paralajmëruar “grupet e interesit” se ajo shtëpi do t’i përket vetëm kulturës.

Monumenti ikonik i Mitrovicës është djegur mbrëmjen e së martës. Mbrohej si monument i trashëgimisë kulturore, por jo vetëm. Dy muajt e fundit, prej gushtit të sivjetmë, kur autoritetet i konfirmuan tentimet për ta rrënuar, shtëpia qytetare e shekullit XIX ishte edhe nën mbikëqyrje të organeve policore, siç ishte thënë asokohe, “brenda çdo një ore”. Por, institucionet dështuan ta mbronin. 

Ministri i Kulturës ka thënë se janë duke punuar intensivisht që gjithçka të kthehet në normalitet.

“Ky është një gjest barbar dhe qyqar i grupeve të caktuara të cilat në ditën e fillimit të restaurimit të shtëpisë së familjes Koroglu, ia kanë vënë zjarrin. Policia është duke e kryer punën e saj intensivisht. Ne do të punojmë që gjithçka të kthehet në normalitet. Grupet e interesit, kinse për ndërtime, nuk do të lejohen. Kjo shtëpi do t’i përket kulturës dhe vetëm kulturës”, ka thënë Çeku.

Tutje në një reagim në rrjetin social, ministri Çeku tha se pret kapjen e ndëshkimin e kriminelëve dhe prokuroritë e gjykatat të kenë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve, kur kodi penal parasheh deri në 500 mijë euro e burgim efektiv, janë vetëm inkurajim për keqbërësit.

Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura”.

Digjet shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 01/11/2023 01/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?