Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit të kësaj komune ka ndërmarrë një aksion të hershëm në fillimin e kësaj jave.
Te rruga “Hamëz Jashari” afër parkut të qytetit në Prishtinë ka filluar lirimi i trotuarit.
Po ashtu, po hiqen edhe një pjesë e rrethojave që kishin “ngulfatur” këtë park të bukur.


