KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur
Botë

Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur

Kosova News
Kosova News 08:17 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte disa dasmorë humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të dielën pranë qytetit Greta, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit.

Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat.

“E dimë se ata kishin qenë në një dasmë së bashku dhe se po udhëtonin së bashku…me sa duket drejt akomodimeve të tyre”, tha komisionerja e Policisë, Tracy Chapman gjatë një konference për media.

Policia po përpiqet ende të identifikojë të gjithë pasagjerët, tha ajo. Shoferi 58-vjeçar i autobusit, i cili u arrestua, pritet të përballet me akuzat lidhur me aksidentin, siç deklaroi Chapman.

Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës. Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më i rëndësi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende, sipas Chapman.

Australia përjetoi dy aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në vitin 1989, të dyja të ndodhura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Në këto aksidente u përfshin dy autobusë që u përplasën mes vete, ku 55 pasagjerë humbën jetën.

Për më tepër, në vitin 1973, një dështim i frenave çoi në rrëzimin e një autobusi turistik në një shpat, duke rezultuar në vdekjen e 18 njerëzve. Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e personave që humbën jetën.

“Të gjithë ne e dimë gëzimin e të shkuarit në një dasmë…ato janë disa nga momentet më të lumtura që mund të kesh. Për një ditë të gëzueshme si ajo, në një vend të bukur, për të përfunduar me humbje kaq të tmerrshme jete dhe lëndime është kaq mizore, është kaq e padrejtë”, u tha Albanese gazetarëve.

Banorët e zonës janë mbledhur për të bërë homazhe dhe për të vendosur lule pranë vendit të aksidentit.
Vendi ku u organizua dasma, një kantinë e verës e quajtur Wandin Valley Estate, u mbyll të hënën. “Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjuam për përplasjen e autobusit gjatë natës që ka marrë jetën e disa prej mysafirëve tanë”, kanë thënë organizatorët.

Gjithashtu lexoni:

Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?