Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, përkatësisht në “Rrugën e Ulqinit”. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Sipas Zahitit, ky aksident është shkaktuar në orën 17:00.


