Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në hyrje të Pejës.
Të aksidentuara janë dy vetura, ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në një fotografi të dërguar në radaksinë e KosovaNews, shihet se aksidenti ka shkaktuar pak dëme materiale të makinave.
Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marr detaje shtesë. /KosovaNews/



