Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë, janë lënduar dy meshkuj dhe një femër, ku pas tretmanit mjekësor dy meshkujt janë liruar, ndërsa pasagjerja është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


