Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku si pasojë janë lënduar tre persona, përfshirë dy zyrtarë të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës, tha të martën se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që po bënte transportimin e trupit të pajetë të një personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, ka njoftuar Elezaj