Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në fshatin Lëbushë të Deçanit ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 08:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha Gashi.
Në pamjet e publikuara nga “Peja në Fokus” shihet se si një veturë është përplasur me një motoçikletë.
Të dy mjetet e qarkullimit kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.


