Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, respektivisht ën kilometrin e 13 në drejtimin Prishtinë-Ferizaj.
Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin 5 persona ka përfunduar jashtë rrethojave të autostradës dhe për pasojë që të gjithë janë lënduar.
“I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrethojave të autostradës. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, dy meshkuj dhe tri femra (katër shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Anglisë) të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se ky rast i aksidentit është në procedurë hetimore./KosovaNews/


