Një aksident mes katër veturave ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se janë raportuar 8 persona të lënduar.
“Rreth ores 18:40 ne autostraden “Dr. I. Rugova” km-40 eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime . Te perfshira kane qene 04 automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare jane raportuar 08 persona te lenduar.
Rastet te tilla te aksidenteve shpesh po rezultojne me fatalitet andaj apelojme tek drejtuesit e automjeteve te jene me te kujdesshem dhe te respektojne rregullat ne trafik. Policia me njesitet e saj po ndermerr dhe do te ndermerr masa rigoroze ndaj kundervajtesve qe shkelin rregullat ne trafik’, ka thënë Hoxha.