Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të qytetit të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, raportohet për disa persona të lënduar. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë arritur Ekipet e emergjencës si dhe njësitet policore, të cilat po merren me ekzaminimin e rrethanave të aksidentit.
Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është vështirësuar. Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan deri te ky aksident.




