Një aksident ka ndodhur në rrugën e strumit këtë të diel, në aksin nacional Fier-Berat.
Mjeti me targa AA 197 RE me drejtues Marjus Lushka ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në afërsi të fshatit Suk në Roskovec.
29- vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.




