KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AKPPM merr vendim, hiqen nga tregu ampulat Omeprazol, dyshohet se shkaktuan reaksion te disa pacientë
Shëndetësi

AKPPM merr vendim, hiqen nga tregu ampulat Omeprazol, dyshohet se shkaktuan reaksion te disa pacientë

Kosova News
Kosova News 17:09 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Kosovës për Produkte e Pajisje Medicinale (AKPPM) ka marrë vendim që të heqë nga tregu ampulat Omeprazol 40 mg, nën dyshimin se ato u kanë shkaktuar reaksione disa pacientëve në QKMF të Prishtinës.

AKPPM ka urdhëruar mbajtësin e Autorizim Marketingut të këtij produkti dhe përfaqësuesin zyrtar të saj në Kosovë, që ta tërheqin nga tregu produktin Omeprazol 40 mg, të prodhuar në Indi me numër serik 2122324, brenda 72 orëve.

“Ka informata se në QKMF të Prishtinës më datën 16 maj, në lidhje me shqetësimet e disa pacientëve, ku kanë pasur reaksione gjatë dhe pas marrjes së infuzioneve në njësitë e QKMF-së. Reaksione kanë qenë ethe, cianozë, pulsi i shpejtuar, dridhje, vjellje dhe dyshimet e para janë që janë shkaktuar nga Omeprazol 40 mg”, thuhet në arsyetimin e AKPPM-së.

Mbajtësi i Autorizim Marketingut të këtij produkti është obliguar që në importin e serisë së radhës të sjellë fillimisht mostrat e produktit për kontroll të rregullt medicinal, para se ta plasojë atë në treg.

Drejtori i QKMF-së së Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për tri raste që kanë ndodhur javën e kaluar.

“I kemi tri raste që kanë ndodhur javën e kaluar, ku pacientëve u janë shfaqur skuqje e simptoma tjera. Rastet janë trajtuar, nuk ka pasur diçka serioze. Ampulat janë marrë në QMF, mirëpo ende nuk dihet në çfarë kombinimesh të barnave kanë ndodhur këto reaksione. Janë informuar institucionet gjegjëse për këtë”, ka thënë Gashi, për KOHA.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Prishtinës: Sot në Dardani fillon largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike
11:27 -20/06/2025
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
11:02 -20/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Vushtrri
10:40 -20/06/2025
Keqpërdori detyrën zyrtare për përfitime personale, arrestohet
10:14 -20/06/2025
Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin
09:43 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?