Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë në Botërorin e Xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Të dielën, në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova e mposhti rumunin Ioan Dzitac.
Ndaj tij fitoi në kohën shtesë. Realizoi aksion për Yuko, që ishte mjaftueshëm për avancim.
Në raundin tjetër, Gjakova do të ndeshet me brazilianin, Daniel Cargnin.
Kjo është dita e tretë e Botërorit të Xhudos.