KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akademi përkujtimore për Agim Ramadanin – kujtohet roli i tij në thyerjen e kufirit në Koshare
Lajme

Akademi përkujtimore për Agim Ramadanin – kujtohet roli i tij në thyerjen e kufirit në Koshare

Kosova News
Kosova News 14:46 -11/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Është  mbajtur Akademia Përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Agim Ramadani, ku u vlerësua roli i tij dhe i luftëtarëve të UÇK-së në luftën për liri dhe shtetndërtim.

Në këtë aktivitet u theksua rëndësia historike dhe simbolike e Betejës së Koshares, si një nga momentet kyçe që shënoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe forcimin e rrugës drejt çlirimit të Kosovës.

Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, tha se ndonëse sot nuk dëgjohen krismat e luftës, fryma e asaj beteje vazhdon të jetë e pranishme në jetën e përditshme.

“Në sallën e kuqe sot, ku jemi mbledhur në pritjim të ditës së dëshmorëve dhe rënies së heroit tonë kombëtar, Agim Ramadani, nuk vjen në erë baruti, e as nuk dëgjohen krismat e pushkave, të trimave tanë, sikurse 27 vjet më parë. Sepse nuk jemi në Koshare, por atë që na e solli Kosharja është e pranishme këtu mes nesh. Është e pranishme në mënyrën si jetojmë sot dhe si lëvizim lirshëm”, tha ai.

Gola shtoi se thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar ishte arritja më e madhe e kësaj beteje, duke theksuar se ajo nuk ishte vetëm operacion ushtarak, por edhe ndryshim në vetëdijen kolektive.

“Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar ishte arritja më e madhe e betejës së Koshares. Një kufi që na kishte ndarë për pothuajse një shekull. Një kufi që të mësonte të ndaleshe, të përmbaheshe, të prisje. Dhe me kohë, u bë pjesë e mënyrës si mendonim dhe si e shihnim botën. Kjo ishte e vërteta jonë deri në fillim të vitit 1999.

Beteja e Koshares, si beteja më e lavdishme e historisë sonë moderne, përtej të qenit operacion ushtarak, ishte edhe ndërhyrje në vetëkuptimin e kufirit. Kur u thye ai kufi, u shkatërrua edhe një kufi tjetër. Ai që kishim brenda vetes. Ai që na kufizonte ëndrrat. Ëndrrat tona për liri nuk morën formë në libra, por në jetët e njerëzve siç ishte jeta e komandant Katanës. Agim Ramadani ishte shpirt i madh krijues. Ai pikturonte, shkruante, mendonte ndryshe, ishte i shkolluar në akademinë ushtarake të Zagrebit, i rritur në Kosovë dhe më vonë i përndjekur u detyrua të migronte në Zvicër”, tha ai.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, vlerësoi figurën e Agim Ramadanit si simbol të guximit dhe sakrificës.
Ai shtoi se UÇK-ja përfaqësonte formën më të lartë të rezistencës së popullit shqiptar dhe një përpjekje të drejtë çlirimtare që hapi rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Sot kujtojmë Agim Ramadanin, një nga figurat më të ndritura të luftës për lirinë e Kosovës. Në këtë përvjetor, ne nuk përkulemi vetëm para kujtimit të një luftëtari të shquar siç ishte ai, por para një njeriu që u bë simbol i guximit, i përkushtimit dhe i sakrificës për atdheun. Agim Ramadani mbetet figurë e veçantë edhe sepse te ai bashkoheshin si rrallë ndonjëherë ndjeshmëria e njeriut krijues dhe disiplina e ushtarakut profesionist. Kjo e bën edhe më të fuqishme trashëgiminë që ai na ka lënë. Në këtë përvjetor, duke kujtuar heroin Agim Ramadanin, ne kujtojmë njëkohësisht edhe rolin historik të UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës. UÇK-ja ishte shprehja më e lartë e rezistencës së popullit tonë kundër shtypjes, kundër dhunës dhe kundër mohimit të të drejtave themelore. Ajo e ktheu kërkesën për liri, më falni, në qëndresë të organizuar dhe u bë bartëse e një përpjekjeje të drejtë çlirimtare që hapi rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj nderimi për dëshmorët tanë është njëkohësisht edhe nderim për idealet dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, theksoi dimensionin e veçantë të figurës së Agim Ramadanit, duke e cilësuar atë si më shumë se një emër në historinë e luftës.

“Ai asnjëherë nuk u mjaftua duke sfiduar kufijtë fizikë që ndanin shqiptarët, por edhe kufijtë e asaj që mund të arrijë një qenie njerëzore brenda një jete të vetme. Agim Ramadani nuk është thjesht një emër në listat e dëshmorëve dhe heronjve. Ai është arkitekti i thyerjes së madhe. Agimi është një paradoks i bukur. Si ushtarak karriere, ai zotëronte disiplinën dhe ftohtësinë e duhur për betejë. Por, brenda asaj uniforme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrihte zemra fisnike e një poeti dhe piktori. Ai e dinte se liria nuk mbrohet vetëm me plumb, por edhe me kulturë dhe identitet. Brusha e tij pikturonte peizazhet e Kosovës, ndërsa vargu i tij profetik na kujtonte se edhe vdekja është e bukur kur i detyrohesh lirisë.
Agimi iu përgjigj kushtrimit legjendar të Adem Jasharit që ushtonte nga Prekazi në çdo cep të trojeve dhe në çdo cep të mërgatës. Ai iu përgjigj uratave të nënave që përcillnin djemtë në luftë dhe vajit të fëmijëve që kërkonin qiell pa tym e pa barut. Për Agimin, liria nuk ishte opsion, por ishte amanet”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Plagoset një person në Pejë

Kosova News 11/04/2026 11/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?