KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari
Politikë

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Kosova News
Kosova News 13:03 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të realizohet për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve, e jo të trajtohet si mjet pazari apo levë presioni.

Ai ka shkruar në Facebook të martën se trajtimi i tillë ndaj Kosovës është sinjal shqetësues për rajonin, ku shtoi se “veçanërisht në kontekstin e ri pas takimeve të liderëve politikë dhe fetarë të Serbisë me presidentin Putin”.

Zëvendesministri në detyrë ka deklaruar se vonesa aktuale për adresimin e opinionit të Asamblesë Parlamentare për Kosovën është e paarsyeshme, duke thënë se është Asambleja ajo që i përcakton kriteret e anëtarësimit.

“Komiteti i Ministrave nuk ka vepruar asnjëherë në kundërshtim me opinionet e Asamblesë Parlamentare dhe vonesa aktuale në adresimin e opinionit të saj për Kosovën është e paarsyeshme. Është pikërisht Asambleja Parlamentare ajo që përcakton kriteret e anëtarësimit, siç tregojnë rastet e anëtarësimit të Monakos dhe Armenisë. Askund nuk parashihen “kritere jozyrtare”, të cilat po i kërkohen Kosovës në mënyrë të padrejtë”, ka thënë Ahmeti.

Ai u shpreh se ata që kanë shqetësime për të drejtat e pakicave në Kosovë mund t’i referohen raportit të Juristëve Eminent të Këshillit të Evropës. Ahmeti ka shtuar se ky raport thekson që Kosova i ka tejkaluar standardet ndërkombëtare mbi këtë çështje.

Sipas Ahmetit, Kosova s’ka asnjë pengesë ligjore për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sikur secili shtet evropian.

“Megjithatë, procesi i anëtarësimit është i pakthyeshëm dhe institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë komunikimin me shtetet anëtare, duke ecur me vendosmëri drejt anëtarësimit si shteti i 47-të i Këshillit të Evropës, sipas opinionit zyrtar të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit

Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Inteligjenca mbrojtëse ukrainase publikon pamjet e sistemit raketor S-200 duke goditur rusët
16:38 -13/05/2025
Policia njofton se personi i humbur dje në Kllokot gjendet në fshatin Kokaj
16:34 -13/05/2025
Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia
16:31 -13/05/2025
Polonia planifikon të ndalojë hyrjen e Dodikut në vend
15:53 -13/05/2025
Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta
15:50 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?