KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AGK i kërkon KFOR-it të mos i pengojë, por sigurojë gazetarët në veri
Politikë

AGK i kërkon KFOR-it të mos i pengojë, por sigurojë gazetarët në veri

Kosova News
Kosova News 20:52 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka akuzuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për mos reagim në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq.

“Duke qenë që i gjithë sulmi ka ndodhur në prani të trupave të KFOR-it, të cilët nuk reaguan, por i penguan gazetarët të iknin, kërkojmë nga KFOR-i që të mos i pengojnë gazetarët në raportim, meqë siguri nuk po u ofron”, thuhet në reagim të AGK-së.

Në lidhje me këto sulme ndaj gazetarëve gjatë punës së tyre në veri të vendit, në intervistë të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në RTK, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se është pa fjalë për të përshkruar situatën e tmerrshme kur shumoheshin ekipet  mediave në veri të vendit.

“Por sulmi më i rëndë ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi, shqelmat ndaj tij, e momenti kur rrëzohet, është e papranueshme e brutale dhe ne kemi alarmuar që prej nisjes së kësaj situate, të gjitha institucionet vendore të sigurisë dhe ato ndërkombëtare, që të bëjnë të pamundurën për të ofruar një ambient për gazetarët”, tha Rexha.

Ai tha se ka pasur sulme ndaj të gjithë gazetarëve që ishin aty, ata janë sulmuar me gurë, ka pasur shok bomba në drejtim të të gjitha ekipeve televizive shqiptare nga Prishtina.

Rexha tha se pamja kur një kameraman i RTV Dukagjinit i afrohet pjesëtarit të KFOR-it dhe ai e shtyn drejt turmës, është absolutisht shokuese.

“Gjatë javës kam pasur takim me përfaqësuesit e KFOR-it nga të cilët kam marrë siguri se ata janë këtu për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për me tepër, gazetarët i kanë prioritet dhe shpresoj se kështu do të jetë në praktikë”, tha ai.

Përndryshe, Rexha tha se kjo që është parë shkon në të kundërtën me premtimin e marrë.

“Është alarmi i fundit dhe thirrja e fundit për KFOR-in, NATO-n e Policinë e Kosovës që të bëjnë gjithçka që është e mundur që të sigurohen gazetarët në teren”.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?